Ministria e jashtme greke ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit dhe të autostradës që mbanin emrin Aleksandri i Madh. Në një deklaratë për media thuhet se Athina shpreson qe ky vendim do të nënkuptojë hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Më tej shtohet se vendimi është hap pozitiv duke shënuar një kthesë të zhvillimeve qe kane ndodhur ne dekadën e kaluar./abcnews.al
MPJ greke përshëndet vendimin e Maqedonisë për ndryshimin e emrit të aeroportit
schedule10:49 - 7 Shkurt, 2018
schedule 10:49 - 7 Shkurt, 2018