Tashmë marrëdhënia mes Mozzik dhe Loredanës është kthyer në një “mini-telenovel”. Fillimisht u tha se ata ishin rikthyer sërish së bashku, por duket se nuk qënka e vërtetë, pasi e vetmja gjë që e mban çiftin afër është vajza.
Ka qenë reperi, ai që ka konfirmuar se dyshja nuk janë më bashkë. Ai ka publikuar në Instastory një sërë fotosh të ndryshme ku edhe në njërën prej tyre konfirmoi se ai tashmë është beqar.



“Në ditët e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi reperi duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes çiftit./abcnews.al


