Mozaiku për mutacionin Delta: Normat 70 -75% nuk janë të mjaftueshme për imunitetin e tufës

schedule11:46 - 25 Qershor, 2021

schedule 11:46 - 25 Qershor, 2021

Imunizimi deri në 70-75% i popullsisë mesa duket nuk është i mjaftueshëm për të arritur imunitetin e tufës për tu mbrojtur nga varianti Delta. Sipas studiuesve, nevojitet që më shumë se 82% e popullsisë të jetë imunizuar për tu mbrojtur nga varianti Delta.

Sipas një studiuesi, Elias Mosialos i London School of Economics and Science Science (LSE) tha se varianti Delta do të jetë një shqetësim për tri kategoritë e mëposhtme: të pavaksinuarit, fëmijët që nuk janë vaksinuar, si dhe një përqindje e vogël përkatësisht 4% dhe 8%, për arsye se vaksinat Pfizer / BioNTech dhe AstraZeneca (AZ) nuk parandalojnë simptomat e rënda.

Funksionet e vaksinave

1-Parandalojnë plotësisht infeksionin që vjen nga një patogjen.

2-Nëse vaksinat nuk e parandalojnë infeksionin dhe ne infektohemi, ato mund të na mbrojnë nga simptomat e rënda dhe nga  shtrimi në spital

3-Vaksinat  mund të zvogëlojnë përhapjen e sëmundjes, nëse jeni të sëmurë (sepse mbetet një ngarkesë e vogël virale në sistemin tonë të sipërm të frymëmarrjes, por që nuk rrezikon personat e vaksinuar).

4-Për sa i përket vaksinave të koronavirusit, shumica e personave që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga infeksioni, por ende nuk dihet përqindja e saktë.

5-Personat që janë vaksinuar me Pfizer dhe AstraZeneca janë përkatësisht 96% dhe 92% të mbrojtur nga  simptomat e rënda dhe shtrimi në spital.

Por vaksina nuk i mbron të gjithë personat nga varianti Delta. Një 4% deri 8% do ketë simptoma të rënd  dhe do të ketë nevojë të shtrohet në spital. Vaksinat  janë  100% efektive  ndaj variantit anglez (‘Alpha’).

6- Vaksinat parandalojnë transmetimin me 70-90%, por varianti Delta transmetohet më lehtë dhe shkalla e shpërndarjes brenda familjes është rritur me 64%.

Por a është varianti indian më vdekjeprurës?

Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk është. I pyetur pse rastet janë rritur përsëri, në vende të tilla si Anglia dhe Izraeli, ku një përqindje e konsiderueshme e popullsisë është vaksinuar,  Mosialos theksoi se “në të dy vendet jo më shumë se 60% e atyre mbi 16 vjeç janë vaksinuar, raporton abcnews.al

Vaksinimi deri në 60% i të rriturve duket se ka qenë i mjaftueshëm  për të mbajtur në kontroll variantin anglez. Në këtë përqindje  përfshihen 10-15%  e personave që kanë fituar imunitet natyror.

Sidoqoftë, imunizimi deri në 70-75%  i popullsisë nuk është i mjaftueshëm për të arritur imunitetin e tufës Për të arritur imunitetin e tufës duhet të vaksinohet rreth  82% të të rriturve. Por ajo që vëmë re është se pavarësisht që Anglia është vendi me numrin më të lartë të rasteve të reja në Europë, është gjithashtu vendi me numrin më të ulët të rasteve serioze.

Kjo do të thotë që vaksinat funksionojnë.

Por pse është rritur numri i rasteve të reja si në Angli ashtu edhe në Izrael dhe pse është rritur numri i shtrimeve në spital te personat e pavaksinuar me Pfizer dhe AZ (përkatësisht 4 dhe 8%).

A mund të rritet numri i rasteve të reja te personat e pavaksinuar?

Po, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi “roli kryesor i vaksinës është të parandalojë rastet e rënda, jo parandalimin e plotë të infeksionit.

“Kështu që ne mund të shohim një rritje të rasteve tek personat e vaksinuar, por kjo nuk do të thotë se ata do të kenë simptoma të rënda. Por ne duhet të presim ende për të dhënat e vaksinave  Johnson & Johnson dhe Moderna, për sa i përket efektivitetit  kundër variantit Delta./abcnews.al