Moviola e Superiores nga Janku, mungon vetëm një penallti

schedule23:55 - 25 Nëntor, 2019

schedule 23:55 - 25 Nëntor, 2019

Albano Janku, specialisti i gjykimit në emisionin Pressing që transmetohet në ABC News, ka komentuar rastet e diskutueshme të hasura këtë javë në Superiore. Te Partizani-Laçi, është veçuar një rast penalltie.

“Është një moment që nuk lë dyshime. Duart e mbrojtësit i ka në pozicion natyral, në trup. Vendim i drejtë, nuk është penallti. Asani kërkon penallti. Kartoni i verdhë? Faulli nuk ishte për Asanin. Lojtari nuk ka të drejtë të kapet me arbitrin”, tha Janku fillimisht.

NDESHJA NË KORÇË – Goli i Tiranës në fund, nga mesfushori shkodran, Edon Hasani, është konsideruar i parregullt. “Të shohim golin e Tiranës, Hasani është më i avancuar dhe është pozicion jashtë loje. Ka gabuar anësori. Janë momente të shpejta, ne jemi ulur këtu dhe i shikojnë gjërat. Në TV nuk e vura re as unë”, shtoi specialisti i moviolës në Pressing.

SFIDA NË “LORO BORIÇI” –  “Ka një pretendim të Gashit, MAlota i ka duart e lidhura dhe në pozicion natyral. Nuk ishte penallti. Ka edhe një moment me Kallakun, kemi të bëjmë me një simulim. Nuk është penallti.

PENALLTIA E PRETENDUAR NGA BYLISI – “Dora e Obanor është e hapur dhe kemi të bëjmë me 11-metërsh. Dora është në pozicion jo natyral dhe kemi të bëjmë me një penallti. Offsite Abazaj? Ka gabuar asistenti, në momentin e pasimit të topit është më brenda”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!