Moviola e Shqipëri-Kazakistan, Bujar Pregja: Na u mohua një penallti

schedule00:04 - 17 Nëntor, 2020

schedule 00:04 - 17 Nëntor, 2020

Bujar Pregja, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing”ABC, është pjesë e panelit edhe pas ndeshjeve që kanë luajtur Shqipëria dhe Kosova një ditë më parë. Ai ka dhënë mendimin e tij mbi rastet e diskutueshme që kanë pasur përballjet e përmendura më sipër.

“Kemi disa momente të dyshimta. Një ishte për një top të kthyer pas, por mundet që ta kapë me dorë portieri. Kemi edhe një moment tjetër, kur Hysaj është në vend të zonës dhe kundërshtari e rrëzon. Aty duhet të ishte dhënë një penallti për Shqipërinë.

Kemi edhe një rast te Memushajt, kur kundërshtari prek edhe topin edhe këmbën. Vendimi për të vijuar lojën është i drejtë. Kemi rastin e penalltisë, kur Abrashi i merr kohën rivalit. Ai i vendos të dyja duart dhe e rrëzon mesfushorin tonë. Veç penalltisë, edhe karton i verdhë për lojtarin e Kazakistanit”.

“Penalltia në Slloveni-Kosovë? Ka shumë diskutime dhe paqartësi. Prekja  topit me dorë po bëhet më e dënueshme se më përpara. Lojtari i Kosovën nuk është se e ka nxjerrë. Nuk e ka hapur. Duke shkuar me trup e ka prekur topin dhe nuk duhet të ishte dhënë 11-metërsh. Ai shkon me trup, jo me dorë për ta prekur topin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!