Moviola e derbit, Albano Janku vë pikat mbi “i” në emisionin “Pressing”

schedule23:32 - 2 Mars, 2020

schedule 23:32 - 2 Mars, 2020

Moviola e Superiores, si zakonisht në emisionin “Pressing” në ABC News bëhet nga ish-arbitri Albano Janku. Sigurisht derbi është tema më e nxehtë dhe pas penalltisë së pretenduar nga Partizani, u fol edhe për rastet e tjera të diskutueshme.

KARTONI PËR BATHËN – “Që në momentin e parë duhet të jepej faull, i shkarkuar nga Cordeiro. Më pas Batha duhet të ndëshkohet me të verdhë për gjest antisportiv. Nëse jepej faull direkt, nuk do të kishte reagime të tjera”.

PENALLTITË – “Torassa del përballë portierit dhe ka mundësi shënimi. Bitri e ndalon me dorë dhe rregullorja e thotë qartë që është karton i kuq. Vendimi është i drejtë. Shohim penalltinë e dytë, në minutën e 18-të. Telushi bën një ndërhyrje të vonuar. Është faull brenda zonës dhe penallti e saktë për Tiranën”.

“Kartoni i kuq i Torassa? Faull serioz i argjentinasit. Taka të ngritura dhe kartoni i dhënë është i drejtë. Telushi? Veprim i gabuar i vlonjatit, karton i verdhë”. Vangjeli reagon për atë episod: “Lojtari i Partizani e lë lojën dhe vjen tek unë. Pse ndalova? Ishte minuta e 84-t, isha lodhur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!