Moviola/ Broja i sinqertë, Pregja: Jorgji gaboi te penalltia e Partizanit (VIDEO)

schedule00:45 - 9 Shkurt, 2021

schedule 00:45 - 9 Shkurt, 2021

Bylisi-Partizani pati disa raste të diskutueshme dhe Bujar Pregja, specialist gjykimi në emisionin “Pressing”ABC, dha mendimin e tij.  “Rasti i parë është një pretendim i Partizanit për penallti. Të dy lojtarët fusin këmbën dhe them se nuk ka faull dhe rrjedhimisht as penallti.

Të shohim edhe penalltinë që mori Bylisi, lojtari i Partizanit e mbështjell lojtarin e Bylisit. Faji është i mbrojtësit, nuk duhet ta bënte atë veprim”, tha Pregja, ndërkohë që në studio i pranishëm ishte edhe Rron Broja, i cili e kishte shkaktuar 11-metërshin.

“Më duket penallti e lehtë, por kur e sheh në video mendoj se nuk ka pasur faj gjyqtari. Penalltia ishte”, tha Broja me sinqeritet, ndërkohë që më pas Pregja foli për penalltinë që morën “demat e kuq” në favor.

“Kemi rastin e penalltitë së Partizanit. Çinari u rrëzua dhe nuk kemi të bëjmë me faull. Nuk kemi të bëjmë me penallti. Madje është faull në sulm. Arbitri ka qenë i përqendruar te këmbët dhe nuk i ka parë fare duart, them unë. Nuk i tolerohen këto gabime Jorgjit, është arbitër i FIFA-s dhe me eksperiencë”.

“Kemi kartonin e kuq të lojtarit të Bylisit. Reagimi i tij është i gabuar, tenton të godasë dhe godet është njëlloj. Lojtari i Partizanit nuk bëri lëvizje”, përfundoi moviolën e takimit Bylisi-Partizani, Bujar Pregja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!