Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, vazhdon të tregohet modest në krye të “Gjelave”. Strategu portugez tha se përmbysja në pjesën e dytë ndaj Tottenham nuk ishte për meritë të tij, por ishte meritë e lojtarëve, që sipas tij, ishin të shkëlqyer në 45 minutat e dyta.
“Dua edhe më mirë. Dua që lojtarët e mi të luajnë edhe më mirë, sidomos në pjesën e parë. Duhet ta nisim ndeshjen shpejt, me vetëbesim dhe dëshirë për të fituar. Gjithmonë iu them lojtarëve të mi: “Asgjë nuk mundet të na dëmtojë”.
Me Olympiacosin vuajtën disi në minutat e para, pësuam dy gola. Mund të pësonim katër ose pesë. Këtu i kërkoj lojtarëve të mi të luajnë shpejt dhe me vetëbesim që në vërshëllimën e parë. Në pjesën e dytë, bëmë shumë herë më mirë.
Nuk është meritë e imja përmbysja në pjesën e dytë. Bëra disa ndryshime taktike, por ishin lojtarët ata që kanë meritë. Ishin fantastikë”, përfundoi Mourinho./abcnews.al