Mourinho: Tottenhami im si Liverpool, duam Champions League-n

schedule17:41 - 25 Nëntor, 2019

schedule 17:41 - 25 Nëntor, 2019

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Olympiacos, sfidë që luhet për raundin e pestë të Champions League. Në rast fitoreje, ekipi i Mourinhos kualifikohet nga faza e grupeve.

KUALIFIKIMI – “Kam eksperiencë në këtë kompeticion, është ndeshja ime e 148-të. Megjithatë, nuk po mendojmë që t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, por po mendojmë vetëm për fazën e grupeve. Skuadrat e mia nuk kanë ngelur asnjëherë në grupe, pasi jemi fokusuar vetëm te kjo fazë duke e ditur rëndësinë që ka.

OLYMPIACOS – “Olympiacos është skuadër shumë e mirë, kanë trajner fantastik të cilin e njoh. Ndeshja e parë u mbyll 2-2 në Greqi, por shpresoj që në fushën tonë të fitojmë dhe të kualifikohemi për në fazën tjetër”.

FITIMI I CHAMPIONS – “Duam të ndjekim hapat e Liverpool. Ata humbën një finale të Champions dhe sezonin tjetër, reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e fituar këtë trofe. Këtë gjë synojmë edhe te Tottenham. Kemi mentalitetin e duhur dhe lojtarët nuk duan ta pranojnë kurrsesi se e humbën atë finale. Unë nuk e di si ndihen, por nëse humbet një finale, mendoj se është ndjesia më e keqe”, tha mes të tjerash Mourinho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!