Mourinho shqetëson Juventusin, ylli i bardhezinjve është objektiv

schedule19:54 - 20 Nëntor, 2019

schedule 19:54 - 20 Nëntor, 2019

Jose Mourinho mori kreun e Tottenham Hotspur, me trajnerin portugez që u zyrtarizua vetëm këtë mëngjes nga klubi londinez. Me ardhjen e Mourinhos, janë shtuar edhe më shumë zërat e merkatos.

Blerja e parë e portugezit flitet se do të jetë Gareth Bale, ndërsa mediet britanike kanë zbuluar një tjetër objektiv të “Spurs”. Sipas “The Sun”, objektivi kryesor i Tottenham është Paolo Dybala.

Sulmuesi argjentinas ka rigjetur formën e tij më të mirë me Sarrin në krye të pankinës dhe largimi i tij duhet shumë i vështirë, megjithatë, Tottenham i ka financat e duhura për të bindur “Zonjën”.

Edhe në verë, flitej për një kalim të Dybala te Tottenham, për plot 94 milionë sterlina. Megjithatë, ky transferim nuk u konkretizua asnjëherë dhe Dybala e vazhdoi sezonin te bardhezinjtë e Juventusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!