“Mourinho nuk ka faj, ja pse nuk luanin Salah dhe De Bryune”

schedule14:52 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:52 - 22 Nëntor, 2019

John Terry i ka dalë në mbrojtje trajnerit Jose Mourinho. Legjenda e Chelsea ka shpjeguar zgjedhjet e trajnerit aktual të Tottenham, kur ai ishte pjesë e bluve të Londrës. Ish-qendërmbrojtësi kujton se si Mourinho la në stol Salah dhe De Bruyne dhe sipas tij portugezi ka pasur të drejtë.

“Unë akoma e simpatizoj vendimin e Mourinhos për ti besuar lojtarëve më me eksperiencë. Kur në ekip ke lojtarë si Damien Duff dhe Arjen Robben, të cilët mundën Arsenalin e ‘pathyeshëm’, dhe mban në stol Salah apo De Bruyne që sapo kanë bërë hapat e parë në futbollin profesionist, atëherë zgjedhja e portugezit është mëse e drejtë”, deklaron trajneri i Aston Villas për ‘Dubai Eye Radio’.

“Të gjithë e dimë talentin e Salah dhe Bruyne. Por, në atë kohë ata kanë qenë pa eksperiencë dhe Mou nuk kishte kohë për eksperimente. Ai po fitonte në çdo ndeshje, puna po i shkonte për mrekulli. Robben dhe Duff po shënonin nga 20 gola secili dhe do të ishte mëkat t’i mbaje në stol”, mbyll Terry. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!