Mourinho: Më mungon aroma e barit, as muzika e Rolling Stones nuk ka më efekt

schedule17:58 - 27 Maj, 2020

schedule 17:58 - 27 Maj, 2020

I hapur, i drejtpërdrejtë dhe me një sinqeritet të jashtëzakonshëm: Kështu ishte Jose Mourinho në intervistën e tij më të fundit, aty ku foli për rikthimin e futbollit, bashkimin me lojtarët në stërvitje dhe për disa tema të tjera. Një intervistë speciale e “Special One”, që tregoi dhe një prapaskenë fantastike.

“Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të riktheheshim në stërvitje, me kishte munguar. Por ajo që më mungon më tepër, është aroma e barit, atmosfera në stadiume. Futbolli është jetë, për mua ka qenë gjithmonë oksigjen.

Gjëja më e vështirë është që nuk kemi një datë të caktuar se kur do të rikthehemi. Të na lajmërojnë: Me datë X do riktheni në stërvitje, me datë X do të riktheheni të luani. Nuk më pëlqen ky kaos, jemi në errësirë.

Më ka marrë malli të qëndroj me djemtë, të flasim për futboll, analizojmë, por të flasim dhe për tema që nuk kanë lidhje aspak me atë që merremi. Shpeshherë qëndroja me lojtarët në makinë duke dëgjuar Rolling Stones, tani as muzika e tyre nuk më lumturon më”, u shpreh Mourinho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!