Tanguy Ndombele ishte shumë pranë largimit nga Tottenham, por tani situata ka ndryshuar. Talenti francez nën dirigjimin e Mourinhos është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe ikja nga Londra ka dalë jashtë planeve.
Në një intervistë Telegraf Ndombele tregon se falë kritikave të Mourinhos ai arriti të kapë formën dhe të bëhet i rëndësishëm për ekipin. Francezi tregon se trajneri i foli edhe rëndë, por në fund fjalët e tij ia vlejtën.
“Kritikat e trajnerit? Varet nga mënyra sesi e err mesazhin. Sigurisht, trajneri mund të jetë shumë i vështirë me ty, por mendoj se Mourinho ishte i kuptueshëm. Është e rëndësishme të mos përqendrohesh te fjalët e rënda, por të kapësh mesazhin në fjalët e tij.
Tani mund të them se gjërat po shkojnë mirë dhe të gjithë jemi të kënaqur me të. Fjalët ishin të ashpra dhe sigurisht nuk ishte diçka e këndshme, por kritikat e tij ndaj meje nuk ishin të pamerituara”, u shpreh Tanguy Ndombele. /abcnews.al