Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mourinho ka një fiksim për mesin e fushës, kapiteni kushton 50 milion euro

schedule16:58 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 16:58 - 25 Dhjetor, 2020

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin në Premier League dhe tifozët kanë nisur të ëndërrojnë trofeun e madh që nuk e kanë shijuar kurrë, edhe pse Spurs nuk kanë fituar asnjë nga tre ndeshjet e fundit në kampionat

Gjithsesi, ekipi i Jose Mourinhos ndodhet vetëm 6 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga kampionët në fuqi të Liverpool. Për të tentuar trofe nevojitet një merkato cilësore dhe drejtuesit e klubit londinez kanë një dëshirë për në janar.

 

Marcel Sabitzer

Ai është Marcel Sabitzer , kapiteni i Leipzig. 26-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës dhe në krahun e djathtë të saj. Daily Mail raporton se austriaku (44 ndeshje dhe 9 gola me kombëtaren) kushton rreth 50 milion euro.

Mourinho e pëlqen shumë dhe e sheh si një përforcim fantastik për repartin e mesit të fushës. Drejtuesit e Tottenham po përgatisin ofertën e tyre dhe shumë shpejt do të nisin bisedimet me homologët gjermanë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!