“Verdhekuqtë” e Jose Mourinho kanë vijuar me fitoret, teksa mesditën e kësaj të diele kanë mundur, në “Stadio Olimpico”, skuadrën e Monza, me rezultatin minimal, 1 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 9 të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, pasi vlerësoi skuadrën kundërshtare duke theksuar se Monza nuk e meritonte humbjen, Mouirnho u ndal edhe te Romelu Lukaku, me “bomberin” belg që po shënon dhe po rikthehet ndeshje pas ndeshje në formën e tij më të mirë.
“Lukaku ka shënuar gjithmonë, golat janë pjesë e natyrës së tij. Ne nuk jemi një skuadër shumë e shpejtë, dhe ai i jep lojës tonë shumë thellësi. Ai nuk është më fëmija që njoha te Chelsea. Lukaku ka një stabilitet të madh psikologjik dhe na jep shumë personalitet”,- u shpreh “Special One”. /i.m /abcnews.al