Plot shtatë sezone si pjesë e Tottenham, por gjithçka duket drejt fundit: Jan Vertonghen ka dhënë gjithçka për “Gjelat” e Londrës, por nuk ia ka dalë të fitojë asnjë trofe në karrierën e tij në “Ëhite Hart Lane”.
Si pasojë, belgu nuk ka pranuar të rinovojë dhe në fund të sezonit, do të jetë lojtar i lirë. Mëngjarashi, i aftë të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë, ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se ka ardhur koha të provojë diçka të re.
“Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm për karrierën time. Pas 3-4 vitesh, do të rikthehem në Belgjikë dhe do të shijoj sezonet e fundit. Për momentin, dua të mësoj një gjuhë të re, një kulturë të re, të jetoj në një qytet të ri së bashku me familjen time. Dua edhe të fitoj trofe, por nuk pendohem për asnjë zgjedhje që kam bërë gjatë karrierës time”, tha Vertonghen./abcnews.al