Mou për Eriksen: Po sillet mirë, por kjo situatë nuk është normale

schedule09:41 - 26 Janar, 2020

schedule 09:41 - 26 Janar, 2020

Jose Mourinho nuk ndihet mirë me situatën që po kalojnë në klubin londinez dhe më konkretisht me atë që po ndodh me mesfushorin Christian Eriksen. Portugezi është i kënaqur me sjelljen e futbollistit danez, por nuk i duket normale që më 25 janar ende nuk dihet e ardhmja e tij.

“Tottenham është i fundit që mund të fajësohet për këtë situatë. Unë thjesht dua të them që kjo situatë nuk duhet të ndodhë më 25 janar. E vetmja gjë që mund të them, është se Eriksen që në momentin që kam ardhur, po sillet në mënyrë shumë profesionale, si me mua, ashtu edhe me ekipin.

Por të jesh në të këtë situatë më 25 janarit, nuk është gjë e mirë”, është shprehur Mourinho, ndërkohë që BBC e interpreton një deklaratë të tillë si një kritikë të Mourinho për klubin e Interit, që po e pret mesfushorin t’i bashkohet nesër në Milano.

Portugezi ndërkohë ka zbuluar se Tottenham do të blejë përfundimisht mesfushorin tjetër, Giovani Lo Celso, nga Real Betis. “Special One” është i kënaqur me paraqitjet e 23-vjeçarit, të cili i thur elozhe: “Mendoj se djali po e fiton atë vendim. Ai po ia bën më të lehtë klubit që ta ekzekutojë klauzolën e blerjes. Është rritur shumë që kur kam ardhur unë këtu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!