Steisi dhe Eleni Zylfo këtë martë ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Motrat më të famshme ne Itali dhe Shqipëri ishin të shoqëruara nga nëna e tyre, Valbona dhe së bashku treguan rrugëtimin e deritanishëm me vlogjet. Ndonëse të lindura në Itali, motrat kanë vendosur që të gjithë videot ti realizojnë në gjuhën shqipe, madje më e madhja ka shumë dëshirë të jetojë në Shqipëri.
Vajzat rrëfyen se gjithçka e kanë filluar si një lojë, ndërsa nëna e tyre pohoi se ishte një arsye edhe për të mësuar shqipen.
“Ky ishte motivimi që i shtynte të bëjnë video në shqip, për të mësuar”, tha Valbona.
Ermali e pyet në lidhje me debatin nëse vajzat duhet të kenë llogari në mediat sociale kaq herët.
“Unë nuk e kam pasur problem, sepse vajzat nuk dalin vetëm aty, jemi gjithmonë edhe ne. E menaxhoj unë instagramin e vajzave. Unë dhe bashkëshorti jemi gjithmonë duke monitoruar”.
Në fund shtoi se babi është ai që menaxhon paratë, ndryshe nga ajo që i menaxhon rrjetet sociale. Pikërisht në këtë pikë ajo nënvizoi se ka më shumë kosto se fitim për realizimin e vlogjeve.
“Nëse ndiqen nga Italia ose jashtë Shqipërisë marrim më shumë si buxhet në fund të muajit. Nga Shqipëria paguhen më pak, por ndiqen më shumë nga Shqipëria’, tregoi mamaja.
Teksa vajzat po tregonin se videoja që bëri më shumë bujë ishte ‘Dasma shqiptare’, Ermali i pyet nëse janë hasur me paragjykime nga bashkëmoshatarët e saj. Ato pohuan se nuk janë paragjykuar, por shoqet e tyre xhelozojnë pse janë të famshme./abcnews.al