Aktorja e njohur Sharon Stone, dy javë më parë, zbuloi se motra e saj Kelly Stone dhe bashkëshorti i saj ishin prekur nga Covid-19.
Ajo reagoi shumë ashpër, pasi ata ishin në gjendje të vështirë shëndetësore dhe problemi sipas Stone qëndronte tek ata që nuk respektojnë masat.
Ndërsa së fundmi aktorja ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë për shëndetin e së motrës.
62-vjeçarja u shpreh në Tëitter se motra e saj është shëruar dhe nuk ka më koronavirus.
“Motra ime @kellystonesingr dhe burri i saj më në fund testuan negativë sot për herë të parë,” shkroi ajo. “Dashuria, mbështetja dhe vendosshmëria juaj bëri ndryshime në politikë. Ju u dëgjuat”./abcnews.al