Një 55 vjeçare është lënduar mesditën e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti.
Policia bën me dije se në , në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al