Motori i ujit terrorizon pushuesit në Gjirin e Lalzit, asnjë mësim nga tragjedia në Himarë

schedule16:04 - 3 Gusht, 2022

schedule 16:04 - 3 Gusht, 2022

Shqiptarët nuk mësojnë prej tragjedive dhe prandaj jeta është tepër e lirë këtu, ku mund të të vrasë kushdo me apo pa dashje.

Ndërkohë që 7-vjeçarja që u vra dje me skaf nga polici Arjan Tase nuk ishte dërguar ende për në banesën fundit, skafet dhe motorët e ujit vijojnë të “fluturojnë” mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit.

@abcnews_al #himare #tragjedi #gjirilalezit #skaf #abcnewsalbania #fyp #viral ♬ original sound – Abc News Albania

Në videon e mësipërme shihet një motor uji që lundron me shpejtësi të madhe në gjirin e Lalzit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen.

Policia gjendet në jug për të mbledhur skafet pas tragjedisë së djeshme, ndërkohë që në Durrës anormaliteti vijon pa u ngacmuar nga askush. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!