VIDEO/ Motori i policisë përplas një grua në Vlorë

schedule17:42 - 31 Maj, 2022

schedule 17:42 - 31 Maj, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Vlorë. Një grua është përplasur nga motori i policisë në bulevardin Vlorë-Skelë.

Gruaja është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!