Keidi Bare pësoi një dëmtim në fillim të sezonit, por është kthyer në një titullar fiks tek Espanyol dhe po zhvillon paraqitje shumë të mira me skuadrën katalanase.
Mesfushori i kombëtares kuqezi numëron 15 ndeshje me ekipin që renditet në vendin e dytë në La Liga 2, pozicion që të dërgon në elitën e futbollit spanjoll.
⭐ Amb les vostres votacions, pericos, el nostre Jugador Estrella del mes de gener ha estat Keidi Bare! #RCDE pic.twitter.com/i4spAF7fyh
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) February 12, 2021
Votat e kanë nxjerrë 23-vjeçarin nga Fieri si futbollistin më të mirë të muajit janar tek Espanyol, siç raporton klubi iberik me anë të një postimi në Twitter. /abcnews.al