Një aksident me vdekje ndodhi mesditën e së mërkurës, në zonën e Spilles së Kavajës.
Dy persona janë aksidentuar teksa po udhëtonin me motorr.
Mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa Donald Agolli, 20 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që ishte në motorr me të është plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë./abcnews.al