MotoGP: Reshjet nuk e ndalin dot, Oliveria triumfon në Indondezi

schedule11:17 - 20 Mars, 2022

schedule 11:17 - 20 Mars, 2022

Miguel Oliveria është fituesi i Çmimit të Madh të Indonezisë në MotoGp. Në garën që nisi me rreth 1 orë vonesë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, piloti portugez tregoi se është një nga pilotët më të mirë në kushtet e vështira.

Ai la pas Fabio Quartararon i cili e mbylli garën më shumë se dy sekonda pas Oliverias. Edhe vendi më i ulët në podium u arrit nga një tjetër pilot francez, Johann Zarco.

Në vendin e katërt përfundoi Jack Miller me Ducatin e tij, ndërsa pas tij u renditën dy pilotët spanjoll, Rins dhe Mir. Vetëm vendi i shtatë për Morbidellin, ndërsa top 10 u mbyll me Brad Binder, Aleix Espargaro dhe Darryn Binder.

Kanë zhgënjyer në këtë garë dy pilotët italian, Enea Bastianini (vendi i 11) dhe Francesco Bagnaia (vendi i 15). Megjithatë, Bastianini vazhdon ende të mbajë vendin e parë në renditjen e përgjithshme për pilotë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!