Fabio Quartaro po tregon cilësitë e tij në MotoGp dhe sot ai ia ka dalë të renditet i pari në provat zyrtare në Sepang. Piloti francez i Yamaha regjistroi kohën më të shpejtë, ndërkohë që kampioni i botës, Marc Marquez do të ketë një garë të vështirë nesër.
Spanjolli i Repsol Honda u rrëzua dhe do të duhet të niset nga vendi i 11-të në garë. Fatmirësisht nuk pati pasoja për të. Spanjolli ishte më një shpejtësi 55 km/h.
Pilotët e Yamaha kanë qenë fantastikë në pistën e Malajzisë, teksa i dyti është renditur Marc Vinales. Pas garës së mirë të një jave më parë, që fatkeqësisht përfundoi me një rrëzim në garën e fundit, ai ka qenë mjaft i shpejtë në provat e sotshme.
Franco Morbidelli u rendit i treti, ndërkohë që Valentino Rossi do ta nisë nga vendi i gjashtë. Jack Miller do ta niset i katërti dhe pas tij do të jetë Cal Crutchlow. /abcnews.al
? @FabioQ20 leads a Yamaha front row lockout at Sepang!@marcmarquez93 will have work to do from 11th on the grid, his lowest grid position since Mugello 2015! ⏱️#MalaysianGP ?? pic.twitter.com/9nOJ0TBUc0
— MotoGP™ ?? (@MotoGP) November 2, 2019