Një 45 vjeçar është plagosur mbrëmjen e kësaj të premtjeje në Elbasan, pasi motoçikleta që ai drejtonte ka dalë nga rruga.
Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Paper, ku motoçikleta që po udhëtonte 45 vjeçari është përplasur me mbrojtëset e rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës identiteti i të cilit, ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit./abcnews.al