Moto GP “nxjerr jashtë” Kazakistanin, shtyn me 1 vit cirkuitin kazak

schedule17:31 - 27 Prill, 2023

schedule 17:31 - 27 Prill, 2023

Pas dështimit të organizimit garën e Finalndës, që pritej të hynte prej disa sezonesh në kalendiarin e Moto GP, tashmë është anuluar dhe Çmimi i Madh i Kazakistanit. Gara e planifikuar fillimisht për në muajin korrik në “Pistën Ndërkombëtare Sokol”, në Almati të Kazakistanit nuk do të zhvillohet, por është bërë me dije se do të jetë pjesë e kalendarit për sezonin e ardhshëm.

Me anë të një kominukate organizatat drejtuese të garave të Moto GP, FIM, IRTA dhe Dorna Sports njoftuan se gara e anulluar e Kazakut nuk do të zëvendësohet dhe se Moto GP do të vizitojë me kënaqësi pistën kazake, por vetëm në sezonin e ardhshëm, të vitit 2024.

“Operacionet e homologimit që po zhvillohen aktualisht në cirkuit, të cilave u shtohen sfidat që rrjedhin nga konteksti ndërkombëtar, kanë çuar në anulimin e eventit të planifikuar për vitin 2023.

Moto GP mezi pret të vizitojë “Pistën Ndërkombëtare Sokol” në vitin 2024 dhe të mirëpresë një zonë të re në kalendar. Ngjarja e 2023-shit nuk do të zëvendësohet”,- shkruhet në njoftimin zyrtar të organizatorëve.

Kështu pas dështimit të garës së Finlandës dhe tani të Kazakistanit sezoni 2023 do të mjaftohet me vetëm 20 gara zyrtare dhe me po aq gara sprint. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!