Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse kombetare në vend.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se gjatë natës ka pasur reshje intensive në pothuajse të gjithë vendin . Nga subjektet kontraktore vazhdon puna gjatë gjithë kohës me kapcitetet maksimale për mbajtjen funksionale të rrugëve nacionale.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
Segmentet rrugore që kanë pasur probleme për shkak të rënies së gurëve dhe inerteve në trup ët rrugës rezultojnë se janë Bajram Curri-Valbonë, Dushaj- Lekbibaj, Sopot-Kam, Hani Hotit –Dogana, Kukës –Shishtavec, Skuraj-Burrel si dhe Peshkopi Vasije.
Ndërkohë në pjesën jugore të vendit disa prej akseve më problematike rezultojnë se janë Kardhiq-Delvinë dhe Lekël–Këlcyrë.
Në pjesën veriore reshjet e shiut kanë pushuar ndërsa për shkak të uljes së temperaturave kanë ka nisur bora e cila ka pasur intesitet në zonën e Bogë –Theth si dhe Qafë Mali-Fierzë.
Për shkak të motit të keq në aeroportin Nënë Tereza gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara janë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari dhe Keln) për në Brindisi dhe Bari.
6Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.Edhe në porte aktiviteti vijon normalisht pa problematika ndërsa vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës.
Furnizimi me energji elektrike po ashtu ëshët prekur nga reshjet pasi janë aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të situatës nga moti i keq.
Nënstacioni Kajan në Belsh është jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike.Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri./abcnews.al


