Moti – E diel, 25 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës vijon me vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të dobët në zonat veriore dhe zonat Qendrore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin një tjetër sistem të dendur vranësirash, të cilat do të gjenerojnë shira me intesitet mesatar dhe të ulët në ultësirën perëndimore, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat e larta malore.
Moti – E hënë, 26 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat Qendrore të shqipërisë, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje. Parashikohet që pasditja të sjell paus të shirave dhe dëborës për tu rikthyer sërisht në orët e vona të natës./abcnews.al