Moti përgjatë fundjavës, temperaturat maksimale në 27 gradë Celsius

schedule10:01 - 1 Nëntor, 2024

schedule 10:01 - 1 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Edhe pse jemi zyrtarisht në muajin nëntor, vendi ynë vijon të mbizotërohet nga një moti i ngrohtë dhe temperatura të larta.

Meteorologia Lajda Porja thotë se kjo e premte do karakterizohet nga mot i kthjellët me temperatura maksimale, të cilët do arrijnë në 26 gradë Celsius.

“Dita e sotme do jetë me intervale të gjatë kthjellimesh pothuajse përgjatë gjithë ditës, sidomos në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore gjatë pasdites, por nuk priten reshje në territor. Temperaturat maksimale për sot arrijnë në 26 gradë Celsius.”, tha meteorologia.

Po ashtu fundjava do karakterizohet me mot të ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet në 27 Gradë.

“E shtuna dhe e diela do të jenë me mot të qëndrueshëm, por megjithatë, shtohen vranësirat në pjesën më të madhe të territorit. Vlera termike mbeten minimalet 6 gradë dhe maksimalet në 27 gradë, edhe pse zyrtarisht jemi në nëntor, sërish temperaturat janë 3-4 gradë më të larta se vlerat klimatike.”, theksoi ajo/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!