MOTI/ Në këto zona do ketë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

schedule07:29 - 27 Gusht, 2021

schedule 07:29 - 27 Gusht, 2021

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme për rajonin verior të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër dominojnë pjesërisht qendrën dhe kryesisht zonat jugore. Pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Mot i kthjellët do të MBIZOTEROJE Ishujt Britanikë, Europën Veriore dhe Lindore. Po ashtu më kthjellime dhe temperatura të larta paraqitet Gadishulli Iberik. NDERSA me vranësira dhe rrebeshe shiu VIJON Europa Juglindore dhe ajo Qendrore.

Kosova
Kthjellimet do të jenë dominuese orët e para të ditës në republikën e Kosovës. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë republikën e MV gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të sjelli shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore dhe shira afatshkurtër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!