Moti në fundjavë, si do të jenë kushtet atmosferike në Shqipëri

schedule09:57 - 6 Shtator, 2024

schedule 09:57 - 6 Shtator, 2024

SHQIPËRI- Gjatë fundjavës, Shqipëria do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm, duke sjellë herë pas herë prezencë të reshjeve të shiut në disa zona.

Kështu thekson meteorologu Akil Osmani, i cili shton se dita e diel do të dominohet nga mot i qëndrueshëm. Sipas tij, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në fundjavë.

“Vendi ynë deri në orët e mbrëmjes vendi i ynë do të jetë nën mbizotërimin vranësirave të dendura, të cilat herë pas here do krijojnë mundësi për reshje shiu. Reshjet më të fokusuara do jenë në zona malore, ku do jenë në formën e rrebesheve, kurse në zonën perëndimore reshjet do jenë në sasi të pakta, por nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të izoluara të shiut në qarqet e Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës. Dita e shtunë sjell përmirësim të kushteve të motit duke bërë që gjatë paradites të kemi intervale të gjatë me kthjellime,  ndërsa në orët e pasdites vranësirat janë më të dukshme në zona veriore dhe verilindore duke krijuar momente me prezencë shiu. Dita e diel sjell mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që gjatë mbrëmjes do kemi vranësira”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!