Moti i keq/ Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit deri më 15 mars

schedule11:37 - 13 Mars, 2025

schedule 11:37 - 13 Mars, 2025

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë deri në datë 15 mars. Kapiteneria e Portit të Vlorës njofton se për shkak të motit të rënduar, me erë të fortë, pezullimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit vijon edhe prej datës 13 mars deri në datë 15 mars.

Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se trageti i linjës me Italinë do te vijojë normalisht itenerarin e përcaktuar.

Situata nga moti vijon me erë të fortë, ndërsa forca e detit arrin nga 6 deri 7 BF dhe lartësia e dallgëve nga 1,5 deri në 2 metra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!