Moti i keq/ Trageti Vlorë-Brindisi anulon udhëtimin

schedule10:38 - 28 Janar, 2019

schedule 10:38 - 28 Janar, 2019

Moti i keq ka paralizuar punën në portin e Vlorës, ku nuk lejohet as lundrimi i tragetëve, deri në një urdhër të dytë nga kapiteneria. Ndërsa në Durrës është bllokuar lëvizja e anijeve tregtare dhe të peshkimit.

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë nga përkeqësimi i kushteveatmosferike. Fuqia e erës arrin deri në 15-20 metra për sekondë, ndërsa dallgëzimi në det të hapur arrin deri në 7-8 ballë.

Për shkak të motit të keq nuk do të ketë lundrim të tragetit drejt Italisë, në linjen Vlorë-Brindizi gjatë ditës,ndërkohë që është pezulluar dhe aktiviteti i anijeve të peshkimit.

Sipas kapitenerisë së  portit të Vlorës, lundrimi do të lejohet vetëm me përmirësimin e kushteve të motit.  Trageti po qëndron në rade ndërsa mjetet e tjera jane urdheruar të strehohen në zonën e Triportit në Zvërnec.

Edhe në hapësirën detare të Adriatikut është pezulluar puna e anijeve tregtare dhe të sektorit të peshkimit. Autoritetet portuale kërkojnë nga të gjithë subjektet që operojnë në fushën e detarisë që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.  Tragetet në Durrës janë planifikuar të udhëtojnë rreth orës 23:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!