Moti i keq, trageti Brindisi-Vlorë do të mbërrijë me vonesë

schedule10:59 - 23 Janar, 2021

schedule 10:59 - 23 Janar, 2021

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë pritet të mbërrijë me vonesë në portin e Vlorës. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se për shkak të motit të keq trageti nuk është nisur mbrëmë nga Brindisi, por sot në mëngjes.

Për rrjedhojë pritet të mbërrijë në portin e Vlorës, pasditen e sotme në orën 16:00.

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të motit në portin e Vlorës është pezulluar lundrimi për 48 orë, për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit./abcnews.al