Moti i keq, Spahia në “Log.”: Situata duket më e qetë krahasuar me një ditë më parë, duhet të bëjmë ende kujdes

schedule21:15 - 22 Nëntor, 2022

schedule 21:15 - 22 Nëntor, 2022

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, në një lidhje me “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, raportoi mbi situatën pas rrebeshit të shiut.

Spahia tha se situata sot është më e qetë se një ditë më parë, pasi ka rënë niveli i ujit, por sërish gjendja mbetet mjaft e vështirë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Si paraqitet situata në Shkodër? Raportimet janë që ka një përmirësim me ditën e djeshme

Spahia: Është e vërtetë, ka një përmirësim të situatës, e cila ishte një ditë ekstremisht e vështirë për territore të tëra. Mbetet një situatë e rëndë për shumë fshatra të territorit të Bashkisë tonë. Aktualisht ka një rënie të nivelit të ujit krahasuar me dje. Por ka ende territore nën ujë, banesa në ujë. Problematike mbetet situata për persona me sëmundje të ndryshme, fëmijët dhe të moshuarit.

Xhafo: Kam një informacion që Rama do të nisje dje për në Shkodër por ishte Berisha dje dhe erdhi sot. Deklarata e Ramës në media u komentuan si kritika ndaj jush?

Spahia: Unë e kam marr vesh në media prezencën e kryeministrit në Shkodër. Deklarata e tij janë një turizm politik krejtësisht i pavend për situatën. Të vish dhe të bësh show politk, të krahasosh situatën aktuale me 2010-n është tallje me banorët. Sot nuk jemi këtu për të bërë krahasime. Nga njëra anë kryeminsitri thotë se nuk ka patur punë të mira nga ana e Bashkisë Shkodër, nga ana tjetër Peleshi e përgëzoi Bashkinë Shkodër për pastrimin e kanaleve kulluese. Nuk kemi rival në të gjithë Shqipërinë sa i përket pastrimit të kanaleve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!