Moti i keq ka përfshirë qarkun e Dibrës. Aktualisht, në Dibër vijojnë reshjet e borës me intensitet të lartë.
Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë ka arritur në rreth 20 cm, ndërsa në zona të thella, deri në 50 cm.
Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.
Ndërkaq, Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë, mbetet i bllokuar në Segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës – Qafa e buallit i bllokuar.
Gjithashtu, Bypassi i Murrizit është i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët.
Si pasojë e thyerjes së pemëve, ka mbetur pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative./abcnews.al