Moti i keq, rrëshqitje toke në Durrës. Përmbytet Vlora 

schedule13:55 - 10 Prill, 2019

schedule13:55 - 10 Prill, 2019

Reshjet e shiut kanë shkaktuar problem në Durrës dhe në Vlorë. Ndërsa në Currila vazhdojnë rrëshqitje të tokës, në Jug rrugët u mbushën me ujë. Uji vërshoi nëpër rrugët e qytetit të Vlorës. Reshjet gjatë natës në sasi të mëdha, shkaktuan përmbytje.

Rrjedha shkoi deri në katet e para të banesave dhe tek bizneset. Me problematike situata u bë në rrugën pranë Portit në Vlorës, pranë vendit te quajtur Albano dhe Romina por edhe në segmentin e hapur në bulevardin kryesor.

Probleme pati në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Në Durrës reshjet e dendura u shoqëruan me rrëshqitje të tokës në kodër Currila. Qarkullimi vazhdon të bëhet në njërin sens pasi tjetri është i pasigurt.

Kjo gjendje krijohet sa herë qyteti përfshihet nga moti i keq me reshje shiut. Të rrezikuar si pasojë e shkarjes se tokës mbeten edhe lokalet e ndërtuara rrëzë kodrës.

Përgjatë 8 viteve të fundit në këtë vend dy biznese dhe tre shtëpi u shembën, kurse shumë të tjera rrezikojnë si pasojë e erozionit të tokës. Investimi i pesë viteve më parë për frenimin e erozionit nuk kanë dhënë asnjë rezultat./abcnews.al