Si pasojë e motit të keq në Kaninë të Vlorës kanë rrëshqitur gurët.
Abcnews.al mëson se gurët kanë rënë në zonën ku po punohet për Bypass-in. Për pasojë është lënduar në këmbë një shofer kamioni, Lulzim Kajmaku.
Mësohet se një nga punonjësit ka qenë duke shkuar në punë. Gurët janë shkëputur nga lagështira.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, për shkak te shirave ka patur rreshqitje gurësh, si pasojë është demtuar lehte në këmb një drejtues mjeti i firmës qe kryen punimet .
Shtetasi L.K., 51vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Vlore, jashte rrezikut per jetën. s.b /abcnews.al/