Vendi është përfshirë nga një mot me reshje të cilat herë pas herë i kemi në formën e rrebesheve.
Ky përkeqësim i kushteve atmosferike ka sjellë edhe problematika në disa zona.
Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu e sidomos në Bashkinë e Tropojës me intensitet të lartë të shoqëruara dhe me erëra të forta.
Si pasojë e kësaj situate të motit akset rrugore nacionale vazhdojnë të jenë në trusninë e rënies së gurëve e dherave.
Ndërkohë firmat kontraktore kanë ndërhyrë për të bërë të mundur qarkullimin në të gjitha akset rrugore nacionale
Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar dëme në akset rrugore bashkiake e sidomos në akset rrugore rurale të Nj.A Tropojë e vjetër.
Në këtë rajon për gjatë rrugës së Sylbicës është dëmtuar Ujësjellësi i Tropojës e për pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë i popullatës.
Gjithashtu probleme ka dhe në aksin rrugor Dushaj-Lekbiba.
Sakaq Bashkia bën me dije se është ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e gjendjes./abcnews.al/