Nis shiu, pushuesit braktisin plazhet/ Mot i keq në fundjavë, temperaturat rriten sërish nga e hëna

schedule11:06 - 5 Gusht, 2023

schedule 11:06 - 5 Gusht, 2023

Reshjet  e shiut  prishën planet e pushuesve këtë të shtunë.

Në Durrës çadrat e plazheve mbetën bosh.

Në  Shëngjin pati dhe prej atyre që sfiduan motin  e u futën në det.

Por kur dallgët u shtuan dhe pushuesit u larguan.

Kthimi i tyre në shtëpi krijoi trafik  në rrugët e qytetit.

Me  trafik  u përball dhe Vlora.

Policia kufitare  apelon për të shmangur lundrimin pasi dallgëzimi në det është I përmasave të tilla sa mund të fudosë  mjetet e  t’ju rrezikojë jetën personave në bord.

Për të rritur sigurinë  Njësia Policore detare  ka ka kaluar në gatishmëri të plotë.

Cikloni në veri të “Adriatikut”  sipas metorologëve  I është afruar Shqipërisë  ndonëse  më I dobësuar dhe  shiu ka përfshirë  të gjithë vendin.

Në Tiranë nuk munguan rrebeshet.

Ndërsa rrugët thuajse u boshatisën.

Moti është freskuar,  por kjo situatë nuk do të zgjasë.  Ditët me diell  sipas meteorologëve do të  kthehen në të gjithë vendin   javën e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!