Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq pushton vendin/ Ministri i Bujqësisë: Punohet për riparimin e argjinaturave. Do evidentohen dëmet për çdo fermer

schedule19:20 - 23 Nëntor, 2025

schedule 19:20 - 23 Nëntor, 2025

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka mbërritur sot në qarkun e Korçës, ku inspektoi zonat më të prekura nga reshjet dhe prurjet e lumenjve. Ministri deklaroi se po punohet intensivisht për riparimin e çarjeve në disa argjinatura.

Ai theksoi se në një zonë tjetër problematike punimet janë drejt përfundimit, ndërsa është bërë edhe devijimi i ujërave drejt shtratit të lumit për të mbrojtur tokat bujqësore. Salla shtoi se pas mbylljes së emergjencës do të nisë evidentimi i dëmeve në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Siç e shikoni, jemi bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe ekipin e Agjencisë Civile, ku bashkë me bordin e kullimit dhe bashkia që ka qenë gjithë kohës prezente në situatën që ka ndodhur ditët e fundit, ne kemi disa çarje në disa nga argjinaturat e disa lumenjve. Këtu jemi në një nga rrugët ku ne jemi duke shkuar për në çarjen, në mënyrë që sonte apo nesër në mëngjes të kemi arritur të përmbyllim pjesën e dëmeve, çarjeve të argjinaturave. Ne pak më parë ishim në një tjetër problematikë ku jemi drejt përfundimit. Këtu kemi bërë një devijim ku ujërat tashmë janë në drejtim të lumit, nuk ka më çarje nëpërmjet ujërave në toka bujqësore dhe kjo rrugë është duke u bërë për të kaluar dhe për të çuar të gjithë materialin e duhur në mënyrë që mos të kemi më problematikë gjatë çarjes së argjinaturës së lumit.

Sa për dëmet, ne do të evidentojmë pas mbarimit të gjithë problematikave në të gjithë territorin e Shqipërisë, atje ku kemi pasur dëme, do të evidentojmë pasi të kemi përmbyllur gjithë proçesin e dëmeve ku realisht ka në disa nga shtratet e lumeve apo problematikat në disa argjinatura, të cilat janë drejt përfundimit edhe në Sarandë, Fier e Lezhë ku kemi qenë prezent. Më pas do të vazhdojmë me evidentimin e të gjitha problematikave që janë ndaj fermerëve, blegtorëve dhe sektorin bujqësor.

Ne jemi në fazën e mbylljes së problematikave, më pas do vazhdojmë me evidentimin e dëmeve për çdo fermer shqiptar.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!