Prej të hënës, vendi ynë është pushtuar nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjellë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullim. Situate në qarkun e Lezhës paraqitet problematike në bashkinë Kurbin dhe Mirditë ku ekipet ndodhen në terren për monitorizimin e situatës.
Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot.
Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
Sakaq, në orën 17 në prefekturën e Lezhës pritet të mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile për këtë qark.
Moti i keq ‘pushton’ vendin/ Mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile në Lezhë
schedule16:40 - 18 Nëntor, 2025
schedule 16:40 - 18 Nëntor, 2025
