Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë dhe Durrës

schedule10:41 - 8 Shkurt, 2021

schedule 10:41 - 8 Shkurt, 2021

Mbetet i pezulluar lundrimi në Vlorë për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Për shkak të përkeqësimit të motit, kapiteneria e portit Vlorë konfirmon pezullim të lundrimi deri diten e martë. Ndërkohë përsa i përket tragetit Vlorë-Brindisi pritet që itenerari të kryhet normalisht në orët e mbrëmjes.
Trageti pritet të niset nga Vlora sipas orarit në mbrëmje edhe për shkak se gjate pasdites pritet një përmiresim i lehte i kushteve meteorologjike.
Gjithashtu, Autoriteti Portual i Durrësit prej motit të përkeqësuar dhe me erë të fortë ka pezulluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese në Adriatik. Ndërsa ka pasur vonesa dhe në nisjen e tragetëve.
Tragetet “AF Marina” dhe “AF Claudia” janë nisur sipas orarit të parashikuar, përkatësisht drejt Barit dhe Ankonës mbrëmjen e kaluar, ndërsa trageti “Bari”, ka patur një vonesë prej disa orësh në nisje dhe e ka lënë portin e Durrësit drejt Barit sot rreth orës 07:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!