Për shkak të motit të keq që ka nisur që mbrëmë në gjithë vendin, me reshje të dendura shiu dhe erë, Kapiteneria e portit të Durrësit dhe atij të Vlorës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit të anijeve në Adriatik dhe Jon.
Asnjë anije peshkimi apo traget i transportit të udhëtarëve nuk do të lejohet të dalë në det deri në një urdhër të dytë.
Forca e detit ka arritur në 7 ballë dhe situata po vjen në përkeqësim.
Nga të dhënat e raportuara nga korrespondentet e ABC News në rrethe të ndryshme mëngjesin e sotëm, në asnjë zonë të vendit nuk është regjistruar situata e vështirë problematike. Por gjendja po mbahet në monitorim, ndërsa reshjet e shiut po shtohen. Një ditë më parë Emergjencat Civile dhe Shërbimet Sinoptike kanë paralajmëruar për reshje të shumta shiu që mund të shkaktojnë përmbytje në zona të ndryshme të vendit./abcnews.al
https://youtu.be/OpNgpHryyu4