Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara, sidomos Teksasin, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe shumë shtëpi janë dëmtuar. Dy të miturit, përkatësisht 3 dhe 8 vjeç, ndodheshin në një automjet bashkë me prindërit kur një pemë papritur ra mbi veturë.
Prindërit, të cilët ishin ulur në sediljet e parme nuk morën lëndime. Ngjarja ndodhi në lokalitetin Lufkin, në kontenë Anxhelina, rreth 200 kilometra në veri-lindje të Hjustonit. Ndërkohë, një tornado tjetër ka goditur qytetezën Frenklin, në jug të Dallasit, duke kthyer përmbys shtëpitë e lëvizshme dhe duke dëmtuar banesa të tjera.
Shërbimi meteorologjik amerikan ka regjistruar gjithashtu një tornado që ecte me 225 kilometra në orë, që ka çrrënjosur pemë dhe dëmtuar edhe një kullë transmetimi. Aktualisht, vala e motit të keq po spostohet drejt Ohajos dhe jug-lindjes./abcnews.al