Bora, stuhitë dhe temperaturat nën zero goditën Kinën veriore në një nga periudhat më të ftohta të regjistruara në dhjetor, duke bërë që autoritetet në kryeqytet të pezullojnë shërbimet e trenave, të mbyllin shkollat dhe t’u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.
Autoritetet në kryeqytet kanë lëshuar paralajmërimin e dytë më të madh të stuhive, që pritet të godasë vendin ditën e nesërme. Për të shmangur kaosin, qyteti me afro 22 milionë banorë mbylli të gjitha shkollat.
Temperaturat në Pekin kanë shkuar në minus 18 gradë Celsius këtë fundjavë.
Edhe Shangai në jug, që tani po shijon një verë prej 20 gradë Celsius, pritet të përballet me motin e keq, me temperaturat që priten të shkojnë në minus 4 gradë të shtunën.
/abcnews.al