Për shkak të motit të keq janë pezulluar lundrimet në Vlorë. Ndërsa trageti me pasagjerë që kishte mbërritur mbrëmë nga Brindisi ka mundur të ankorohet vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Trageti me pasagjere ka qëndruar për disa orë në radë për shkak të detit të trazuar.
Sot kapiteneria bën të ditur se asnjë prej mjeteve të peshkimit nuk ka dalë në det.