Moti i keq në vend/ Vlora nën ujë, përmbyten rrugët e sheshet e qytetit. Në Fier zhbllokohen akset rrugore

schedule18:14 - 4 Tetor, 2024

schedule 18:14 - 4 Tetor, 2024

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ere ka përsfhirë të gjithë vendin këtë të premte, ka bërë që në shumë qytete uji të vërshojë në rrugë, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Rreshje me intesitet të lartë kanë shkaktuar probleme me lëvizjen e automjeteve në disa akse të qytetit të Vlorës, për shkak të pranisë së ujit në rrugë. Bashkia e Vlorës iu ka bërë apel qytetarëve për kujdes në zonat me risk të qytetit siç janë zona e Skelës, Biblioteka dhe Kisha Orthodhokse.

“Këtu ku ndodhem unë, uji ka shkuar në 20-30 cm. Nuk kemi raportime për ujë në banesa. Lundrimi deri ditën e sotme, mbetet i pezulluar deri në mbërmjen e sotme. Më pas, do të shihet edhe situata e motit”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Elton Nika.

Shiu i dendur mbushi me ujë disa rrugë në Fier. Stuhia shkaktoi vështirësi në qarkullim në aksin Fier-Patos si dhe në unazën e madhe të qytetit.

Megjithatë shtabet e emergjencave në prefekturë dhe bashki nuk raportojnë për dëme përveç të disa automjeteve të bllokuara në ujë.

“Ka qenë situatë që ka agravuar nga reshjet. Ka pasur sasi të jashtëzakonshme reshjesh në kohë të shkurtër. Janë bllokuar shumë nga akset rrugore. Nuk kemi ende të dhëna me tokat bujqësore. Nuk kemi të dhëna për aksidente rrugore. Në përgjithësi, situata ka qenë më e kontrollueshme. Pavarësisht bllokimit të dy akseve kryesore, mbetet një situatë e cila duket nën kontroll për momentin”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi./abcnews.al